Sherri nisi në TikTok! Del nga intubimi 15-vjeçari, u plagos me thikë në zemër nga bashkëmoshatari

Aktualitet

Sherri nisi në TikTok! Del nga intubimi 15-vjeçari, u plagos me

Adoleshenti i cili u plagos pak ditë më parë nga një bashkëmoshatar në Durrës ka kaluar fazën kritike dhe sot ka dalë nga intubimi. Ngjarja u shënua më 25 nëntor, ku pas një konflikti të nisur në rrjetet sociale, konkretisht për një koment në platformën TikTok, 14-vjeçari qëlloi 4 herë me thikë bashkëmoshatarin duke i shkaktuar plagë të rënda.

Pas plagosjes, i mituri është dërguar me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua një operacioni të menjëhershëm për shkak të plagës që kishte në zemër.

Mjeku kirurg Fitim Shini, i cili është duke u kujdesur për të, në një prononcim për mediat shpjegoi se gjendja shëndetësore e të miturit ishte e rëndë. Pas operacionit, ai u vendos në reanimacion, por fatmirësisht ka dalë nga intubimi.

Autori, 14-vjeçar ka shprehur pendesë përpara grupit hetimor, ku me keqardhje deklaroi se nuk kishte qëllim për të vrarë 15-vjeçarin. Sipas dëshmisë mësohet se në sherr janë përfshirë shumë persona, bashkëmoshatarë, të ndarë në grupe. I mituri deklaroi se ishin pajisur me mjete të forta, si masë për ndonjë konflikt të mundshëm.

Ditën e ngjarjes, pasi kanë debatuar dhe qëlluar me sende të forta, 14-vjeçari ka nxjerrë thikën, por sipas tij për vetëmbrojtje dhe vetëm për ta trembur

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion