Sherr me thika në Elbasan, arrestohet 33-vjeçari, autori me precedent penal për vjedhje

Aktualitet

Një konflikt me thika ka ndodhur në Elbasan, ku një 33-vjeçar ka plagosur 52-vjeçarin.


Sipas burimeve, autori i kësaj ngjarjeje ka pasur edhe një precedent penal për vjedhje.

I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet po hetojnë ngjarjen deri në një vendim final ndaj fajtorit.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Plagosi me thikë, një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.


I arrestuari, me precedent penal për vjedhje.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Vullnetari”, një shtetas ishte plagosur me mjet prerës (thikë), shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë i mundur  identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit:

-B. S., 33 vjeç, banues në Elbasan.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, dje, në lagjen “Vullnetari”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin S. D., 52 vjeç, e ka goditur atë, me mjet prerës (thikë).

52-vjeçari është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion