Rrugorja arreston 22 persona dhe bllokon 29 mjete! Mbi 900 gjoba të vendosura në kryeqytet

Aktualitet

Rrugorja arreston 22 persona dhe bllokon 29 mjete! Mbi 900 gjoba të

Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet për menaxhimin e trafikut në rrugët e kryeqytetit.

Përmes një njoftimi zyrtar “Rrugorja” ka bërë me dije se gjatë javës që lamë pas kanë rënë në pranga 22 shoferë, ndërkohë që janë bllokuar 28 mjete.

“Kontrollet për automjetet e parkuara në mënyrë të gabuar, që zënë hapësirat në vendet e rezervuara për mjetet e transportit publik (autobusë, taksi) dhe korsi biçikletash. Për këtë shkelje, janë tërhequr me mjet ngritës 29 automjete”, thuhet në njoftimin e Policisë, ndërkohë që janë vendosur edhe mbi 900 gjoba.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, 24/7 në terren, me mjete bashkëkohore dhe patrulla shtesë, për të parandaluar aksidentet, për të konstatuar shkeljet dhe për të menaxhuar trafikun.

Si rezultat, gjatë javës që lamë pas:

39 shtetas të proceduar penalisht për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor/22 prej tyre të vënë në pranga;

29 mjete të bllokuara.

Të tjera fokuse të kësaj jave: kontrollet për përdorimin e kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.

Për shkeljen e këtij rregulli janë vënë 987 masa administrative;

kontrollet për automjetet e parkuara në mënyrë të gabuar, që zënë hapësirat në vendet e rezervuara për mjetet e transportit publik (autobusë, taksi) dhe korsi biçikletash. Për këtë shkelje, janë tërhequr me mjet ngritës 29 automjete.

Kontrollet vijojnë.

Policia Rrugore apleon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor: të mos kryejnë manovra të rrezikshme në rrugë, si dhe të mos drejtojnë mjetin në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur.

Gjithashtu, fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe iu garanton reagim të menjehershëm dhe konform ligjit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion