Përfundon sot afati i aplikimeve për kreun e BKH, disa nga EMRAT që janë në garë...

Aktualitet

Përfundon sot afati i aplikimeve për kreun e BKH, disa nga EMRAT

Këtë të hënë, 9 qershor 2025, pritet të përfundojë afati për aplikimet për kpostin e drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Aplikimet janë të hapura edhe sot deri në or1%n 16:00, pasi afati i fundit ishte e premtja, por u shty për shkak se ishte pushim zyrtar prej festës së Kurban Bajramit. 

Më herët, burimet për mediat zbuluan emrat e kandidaturave që kanë shprehur interes për kreun e BKH-së, atë të Gledis Nano dhe Joni Keta, ndërsa ditën e sotme pritet një njoftim zyrtar në mbyllje të afatit të aplikimeve. 

Pas kalimit në disa faza testimi dhe vlerësimi, komisioni i ngritur pranë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) pritet që së shpejti t’i dërgojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë emrin e kandidatit të përzgjedhur për postin e kreut të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Kjo fazë vjen në kuadër të përfundimit të mandatit pesëvjeçar të drejtueses aktuale të BKH-së, Aida Hajnaj, e cila do të vijojë të qëndrojë në detyrë deri më 31 gusht.

Komisioni i përzgjedhjes në SPAK përbëhet nga kreu i institucionit, Altin Dumani, si dhe prokurorët Arben Kraja dhe Behar Dibra. Pas përfundimit të procedurave të vlerësimit, emri i përzgjedhur do t’i propozohet zyrtarisht Këshillit të Lartë të Prokurorisë për emërim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion