Dhunë dhe ngacmime seksual në plazhin e Borshit, procedohen penalisht dy burra

Një incident shqetësues është raportuar në zonën bregdetare të Borshit, ku dy vajza 24-vjeçare kanë kallëzuar në polici se janë përballur me ngacmime eksuale nga dy burra gjatë qëndrimit të tyre në plazh.
Sipas njoftimit të policisë, ndaj dy shtetasve është nisur procedim penal. Ata janë identifikuar si E. M., 33 vjeç, banues në Vorë, dhe Xh. D., 52 vjeç, banues në Tiranë
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 2 shtetas, konkretisht:
* E. M., 33 vjeç, banues në Vorë, pasi ka kallëzuar një shtetase 24 vjeçe, me pretendimin se gjatë kohës që ka qenë me pushime në plazhin e Borshit, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj;
* Xh. D., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kallëzuar një tjetër shtetase 24 vjeçe, me pretendimin se gjatë kohës që qëndronte në plazhin e Borshit, ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht.


