Rritet numri i rasteve me Covid, 5 viktima dhe 234 të infektuar në 24 orët e fundit

Aktualitet

Rritet numri i rasteve me Covid, 5 viktima dhe 234 të infektuar në 24

Ndryshe nga një ditë më parë, sot janë regjistruar një numër më i lartë të infektuarish dhe vdekjesh. Sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orë rezultojnë 234 raste të reja dhe 5 vdekje nga Covid-19. 

Njoftimi

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2862 testime, 634 të shëruar, 234 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2862 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 234 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 55 raste në Tiranë, 23 në Shkodër, 14 në Korçë, 13 në Pogradec, nga 10 raste në Durrës, Gjirokastër, nga 8 raste në Lushnje, Tepelenë, nga 7 raste në Krujë, Vlorë, Divjakë, nga 5 raste në Fier, Sarandë, Dibër, Gramsh, Skrapar, nga 4 raste në Devoll, Lezhë, Shijak, nga 3 raste në Elbasan, Malësi e Madhe, Peqin, nga 2 raste në Kukës, Mirditë, Librazhd, Kamëz, Delvinë, Vau i Dejës, Prrenjas, Kuçovë, Patos, nga 1 rast në Kurbin, Kavajë, Tropojë, Mallakastër, Mat, Selenicë, Kolonjë, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 634 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 98,903 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 192 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Korça të moshave 78 - 85 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (13 Prill 2021)

Raste të reja ditore 234

Të shëruar në 24 orë 634

Të shtruar në spitale 192

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 2862

Testime totale 594,452

Raste pozitive 128,752

Raste të shëruara 98,903

Raste Aktive 27,523

Humbje jete 2,326

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 19673 Fier 2361 Durrës 1161 Gjirokastër 1122 Shkodër 932 Korçë 726 Vlorë 572 Dibër 341 Kukës 315 Elbasan 215 Berat 56 Lezhë 49

ME TE LEXUARAT