Rezultatet 6-vjeçare të Reformës në Drejtësi, Dumani: SPAK, shembull i ndryshimit. Asnjë nuk qëndron mbi ligjin

Aktualitet

Rezultatet 6-vjeçare të Reformës në Drejtësi, Dumani:

Nga Kuvendi, krah zyrtarëve evropianë në Gjirokastër. Një ditë pas përballjes me akuzat e opozitës dhe heshtjen e mazhorances, Altin Dumani renditi rezultatet 6-vjeçare të Reformës në Drejtësi me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.

“Reforma në Drejtësi, e mbështetur edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë, e realizuar përmes ndryshimeve thelbësore dhe kushtetuese institucionale. Qëllimi i kësaj reforme është rritja e pavarësisë së sistemit, veçanërisht nga ndikimi politik dhe çlirimi i tij nga korrupsioni dhe paaftësia. Në vetëm 6 vite, SPAK ka arritur të zbatojë parimin se asnjë nuk është mbi ligjin. Janë ngritur akuza të rëndësishme ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë, të mesëm, gjyqtarë e prokurorë duke treguar që drejtësia është e barazuar me ligjin”, tha ndër të tjera Dumani.

Kreu i SPAK ishte të martën pedagogu i studentëve të Universitetit “Eqerem Çabej”, në Gjirokastër, ku dha një mesazh për gjithë të rinjtë që synojnë të bëhen pjesë e sistemit të drejtësisë.

Për kreun e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion qëllimi i Reformës në Drejtësi mbetet vetëm një.

Altin Dumani i dha mesazhet për drejtësinë nga Universiteti i Gjirokastrës, ku ishte i ftuar për një projekt të Bashkimit Evropian.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion