Krimi në familje në Durrës/ Nëna u përpoq ta ndalonte, por i biri e vrau të atin me thikë

Aktualitet

Krimi në familje në Durrës/ Nëna u përpoq ta ndalonte,

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Durrës, ku një 25-vjeçar vrau me thikë të atin.

Gjatë momentit të krimit në banesë ka qenë e pranishme edhe nëna e autorit, e cila ka tentuar me dëshpërim të ndalojë të birin dhe ta largojë nga sulmi i dhunshëm ndaj bashkëshortit të saj. Pasi nuk ka mundur ta pengojë, gruaja ka njoftuar menjëherë policinë.

Viktima, 69-vjeçari Pjetër Kodheli, humbi jetën gjatë rrugës për në spital për shkak të plagëve të marra. Ndërkohë, autori i dyshuar, Marjan Kodheli, u arrestua pas dy orësh në një lokal në pronësi të së motrës, në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion