Rama miraton uljen automatike të akcizës për naftën dhe benzinën mbi pragun e çmimeve

Aktualitet

Rama miraton uljen automatike të akcizës për naftën dhe

Kryeministri Edi Rama njoftoi në podcastin “Flasim” miratimin e aktit normativ që parashikon uljen automatike të akcizës për karburantet kur çmimet e tyre tejkalojnë një nivel të caktuar.

Sipas vendimit, akciza do të ulet me 20% kur çmimi i naftës kalon 220 lekë për litër dhe çmimi i benzinës 200 lekë për litër.

Masë kjo që synon të mbrojë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve nga rritjet e papritura të çmimeve, pa rrezikuar stabilitetin e financave publike.

Bordi i Transparencës do të monitorojë tregun dhe do të marrë masa ndaj distributorëve që nuk respektojnë çmimet e përcaktuara.

Rama theksoi se kjo është një ndërhyrje e shpejtë, e matur dhe e drejtë, që do të vijojë deri në stabilizimin e tregjeve ndërkombëtare.

ME TE LEXUARAT