Përplasje te vijat e bardha në Durrës, makina merr para këmbësorin
Lajmifundit
/
17 Gusht 2026, 11:57
Aktualitet
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Plazhit, në lagjen 13 të Durrësit, ku një këmbësor është përplasur nga një taksi teksa po kalonte te vijat e bardha.
I lënduari ka përfunduar në trotuar me fraktura të shumta, por pa rrezik për jetën. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit në lidhje me ngjarjen.


