Rama: Shqipëria po punon, negociatat me BE-në janë në vijë

Kryeministri Edi Rama e nisi podkastin e tij “Flasim” këtë të diel, 5 prill, me një urim për besimtarët: “Gëzuar Pashkën besimtarëve katolikë, atyre ortodoksë dhe të gjithë shqiptarëve.
Bekimi është qofshin Krishtlindje, Bajram, Pashkë apo Sulltan Novruz.”
Ai foli edhe për fushatën e brendshme të Partisë Socialiste për zgjedhjen e drejtuesve në qarqe, duke e cilësuar atë si një proces komunikimi me mbështetësit dhe jo thjesht një fushatë partiake.
Sa i takon negociatave me Bashkimin Evropian, Rama i quajti lajmet në media si “gënjeshtra safi, sajesa e fabrikime” dhe theksoi se Shqipëria po punon dhe procesi i integrimit në BE është në vijë.
“Kemi shumë punë për të bërë, por Shqipëria punon dhe punët e saj janë në vijë. Do të kemi lajme shumë të mira”, paralajmëroi kreu i qeverisë.


