Rama: E vetmja gjë që do më kënaqte është futja në BE

Aktualitet

Rama: E vetmja gjë që do më kënaqte është futja

Kryeministri Edi Rama deklaroi se ngjarja e vetme, e cila do ta bënte atë plotësisht të kënaqur do ishte momenti i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjatë podkastit “Flasim”, Rama theksoi se në jetën e tij politike dhe personale rrallëherë ka përjetuar kënaqësi të plotë për arritjet e bëra, duke theksuar se “vuan nga pakënaqësia” dhe dëshira për t’i bërë gjërat më mirë.

“Unë vuaj nga pakënaqësia. Ata që më njohin nga afër e dinë shumë mirë këtë gjë, ata që më shikojnë nga larg nuk e besojnë këtë që them. Me aq sa kam arritur të kuptoj është që në distancë, perceptimi që krijoj është shumë i ndryshëm nga ai që jam në të vërtetë.

Nëse në distancë mund të dukem si një njeri që i di të gjitha, në fakt vuaj nga pakënaqësia, jam i pakënaqur me çdo gjë që bëj. Nuk them që po, këtu jam happy, sepse nëse do të ketë një gjë që do të jem i kënaqur pa kushte, besoj do të arrij ta shoh momentin e hyrjes në BE. Është apokale, historike”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion