Lëvizte i armatosur, arrestohet 57-vjeçari në Fier! Babai i Azgan Mërnicës që vrau në 2024 efektivin e ‘Shqiponjave’

Aktualitet

Lëvizte i armatosur, arrestohet 57-vjeçari në Fier! Babai i

Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit teksa lëvizte i armatosur në fshatin Fermë Çlirim.

I arrestuari është Petrit Mërnica, i cili u kap një lokal të zonës teksa me vete iu gjet 1 armë zjarri pistoletë së bashku me 2 krëhëra me nga 7 fishekë, të cilat i mbante në çantën e dorës.

Petrit Mërnica ka bërë më parë 20 vite burg për vrasjen e kunatit të tij. Gjithashtu ai është babai i Azgan Mërnicës, i cili në vitin 2024 qëlloi për vdekje me plumb në kokë efektivin e ‘Shqiponjave’ Novruz Canaliaj.

“Fier / Finalizohet operacioni policor i koduar “Pathëay”.

Lëvizte i armatosur me pistoletë me vete, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 57-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me 2 krëhëra me municion luftarak.

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Kundër Personit dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara për një shtetas që lëvizte i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pathëay”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë, në një lokal në fshatin Fermë Çlirim, shtetasin P. M., me 1 armë zjarri pistoletë, me 2 krëhëra me nga 7 fishekë, që i mbante në çantën e dorës.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin P. M., 57 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier, i dënuar më parë për vrasje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion