CDI bisedime në Brazil, i pranishëm Berisha, miratohet rezoluta për situatën politike në vend: Procesi i integrimit të kushtëzohet me…

Politikë

CDI bisedime në Brazil, i pranishëm Berisha, miratohet rezoluta

Në Asamblenë e Unionit të partive të qendrës së djathtë (CDI), e cila zhvilloi punimet në Sao Paulo të Brazilit, u miratua rezoluta e pestë e fuqishme për situatën politike në Shqipëri.

Kryetari i PD, Sali Berisha, u zgjodh zëvendëspresident i organizatës, teksa raportohet se rezoluta ngre alarmin për regresin demokratik në vend, përqendrimin ekstrem të pushtetit, shkrirjen parti–shtet dhe depërtimin e krimit të organizuar në institucionet publike.

Dokumenti thekson se zgjedhjet e 11 majit, sipas OSBE/ODIHR, u karakterizuan nga keqpërdorim masiv i burimeve publike, blerje votash, intimidim dhe drejtësi selektive, duke cënuar garën e lirë dhe të ndershme.

CDI paralajmëron se kapja e shtetit, kontrolli mbi institucionet e drejtësisë, pengimi i komisioneve hetimore parlamentare dhe ndikimi i krimit në ekonomi e zgjedhje e afrojnë Shqipërinë me një model narko–autoritar, i cili paraqet rrezik serioz për sigurinë rajonale dhe procesin e zgjerimit të BE-së.

Rezoluta i bën thirrje BE-së dhe SHBA-ve që procesi i integrimit të Shqipërisë të kushtëzohet me progres të matshëm në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe integritetin zgjedhor, kërkon vendosjen e sanksioneve të targetuara ndaj individëve të përfshirë në krim të organizuar dhe korrupsion, si edhe mbështetjen për krijimin e një qeverie teknike që garanton zgjedhje të besueshme.

CDI shpreh solidaritet me qytetarët shqiptarë dhe forcat demokratike që punojnë për rikthimin e pluralizmit, llogaridhënies dhe vlerave evropiane.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion