Qëndroi 24 orë në reanimacionin e QSUT, Nuredin Dumani rikthehet në qeli! Ja çfarë u zbulua nga analizat e "pentitos" së drejtësisë

Aktualitet

Qëndroi 24 orë në reanimacionin e QSUT, Nuredin Dumani rikthehet

Pas 24 orësh në reanimacionin e QSUT-së, i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka lënë ambientet e spitalit nën masa të rrepta sigurie dhe është rikthyer në qeli. Nga analizat paraprake nuk rezultoi që Nuredin Dumani të ketë përdorur drogë apo alkool, ndërsa analizat për të zbuluar nëse ka patur një tentativë helmimi ndaj tij, kërkojë më shumë kohë që të dalin.

Pasditen e së shtunës, Dumani ishte duke ngrënë karkaleca në qelinë e tij në momentin kur dhe filloi të ndihej keq. Pak ditë më parë se “pentito” fillimisht pati probleme me frymëmarrjen, ndërkohë më pas pësoi çrregullim të rrahjeve të zemrës dhe ra në gjendje të fikëti. Me urgjencë ai u dërgua në spitalin e burgut 313, por duke qenë se prej vitesh ai ka probleme me zemrën, dhjetëra policë të Drejtorisë së Burgjeve të mbështetur nga efektivët RENEA e transportuan atë në Spitalin Universitar Nënë Tereza.

Në momentin kur Dumani është paraqitur në urgjencën e QSUT mësohet se ka qenë i pavetëdijshëm dhe më pas nuk ka mundur të flasë. Ai iu nënshtrua një proces skanimi në pjesën e kokës, barkut dhe gjoksit, ndërkohë që më tej u dërgua në Reaminacionin e Kirurgjisë, sipas newsboomb. Në reanimacionin e Kirurgjisë, Dumani u rehabilitua në një nga dhomat VIP të këtij reparti, duke qëndruar i vetëm. Forca të shumta të policisë së burgjeve, efektivë të RENEA-s dhe policë të mbrojtjes së dëshmitarëve, rrethuan spitalin.

SPAK monitoroi nga afër situatën e personazhit kyç për zbardhjen e një sërë ngjarjesh kriminale në vend. Nuredin Dumani njihet si një vrasës me pagesë dhe mban firmën e shumë vrasjeve të bujshme në Shqipëri si një bashkëpunëtor i ngushtë me shumë personalitete të botës së krimit.

Kujtojmë se Fitim Dumani, vëllai i vogël i “pentitos” së SPAK, tha se Nuredini kishte një problem në zemër dhe si pasojë iu nënshtrua më herët një ndërhyrjeje kirurgjikale ku dhe vendosi valvul.

ME TE LEXUARAT