Bota mahnitet sërish me japonezët/Qëndruan pas ndeshjes për të pastruar stadiumin

Trending

Bota mahnitet sërish me japonezët/Qëndruan pas ndeshjes për

Tifozët japonezë janë bërë sërish viralë në rrjetet sociale, jo për koreografitë apo festimet e tyre, por për një gjest që vazhdon të habisë botën: pastrimin e stadiumit pas përfundimit të ndeshjeve.

Pas barazimit 2-2 mes Japonisë dhe Holandës në Kupën e Botës 2026, mijëra tifozë japonezë qëndruan në tribunat e stadiumit në Dallas për të mbledhur çdo mbeturinë në sektorin e tyre. Pamjet u përhapën me shpejtësi në internet, duke marrë miliona shikime dhe mijëra komente pozitive.

Megjithatë, kjo nuk është diçka e re për japonezët. Tradita daton që nga paraqitja e parë e Japonisë në Kupën e Botës në vitin 1998 dhe është e lidhur ngushtë me kulturën e respektit dhe përgjegjësisë kolektive që mësohet që në fëmijëri.

Bota mahnitet sërish me japonezët/Qëndruan pas ndeshjes për

Një tifoz japonez e shpjegoi thjesht: “Kjo është kultura jonë. Kemi respekt për lojtarët, tifozët e tjerë dhe stadiumin. Jemi të nderuar që jemi këtu, ndaj nuk duam të lëmë rrëmujë pas vetes.”

Sipas studiuesve dhe gazetarëve që kanë analizuar këtë fenomen, zakoni shkon përtej futbollit. Në Japoni, pastërtia dhe respekti për hapësirat e përbashkëta konsiderohen vlera themelore të shoqërisë. Nxënësit në shkolla shpesh pastrojnë vetë klasat dhe ambientet ku mësojnë, duke u edukuar që në moshë të vogël me ndjenjën e përgjegjësisë.

Bota mahnitet sërish me japonezët/Qëndruan pas ndeshjes për

Tradita tërhoqi vëmendjen e botës edhe gjatë Kupës së Botës në Katar në vitin 2022, kur tifozët japonezë pastruan tribunat edhe pas ndeshjeve ku Japonia nuk ishte fare pjesëmarrëse.

Madje, pas eliminimit dramatik nga Belgjika në Kupën e Botës 2018, tifozët japonezë, pavarësisht zhgënjimit të madh, qëndruan në stadium për të mbledhur mbeturinat para se të largoheshin.

Bota mahnitet sërish me japonezët/Qëndruan pas ndeshjes për

Në një kohë kur shpesh sporti shoqërohet me tensione dhe incidente në tribuna, tifozët japonezë vazhdojnë të japin një leksion qytetarie që frymëzon miliona njerëz në mbarë botën. Për ta, respekti ndaj vendit ku ndodhen është po aq i rëndësishëm sa mbështetja për ekipin e zemrës.

ME TE LEXUARAT