"Më dolën para të maskuar"/ U dhunua bashkë me gruan, flet Skënder Nika: Kishin rroba të ngjashme me ato të RENEA-s..

Aktualitet

"Më dolën para të maskuar"/ U dhunua bashkë me

Skënder Nika, personi i cili u dhunua së bashku me bashkëshorten në Fushë Arrëz, ka folur për mediat mbi ngjarjen e rëndë. Ai ka treguar se ishte duke u kthyer nga puna kur 5 persona të maskuar dhe me rroba të ngjashme me ato të RENEA-s e kanë ndaluar. Ai tha se ka një konflikt me një bashkëfshatar, pasi e akuzojnë se ka spiunuar por ai thekson se një gjë të tillë nuk e ka bërë.

“Isha duke u kthyer nga puna nga HEC-i. Më kanë dalë pesë persona përpara dhe më thanë ndal Policia. Kam ndaluar ishin me maska dhe rroba të ngjashme me ato të RENEA-s. Njëri kishte automatik të tjerët shkopinj gome. Nuk di çfarë ka ndodhur vetëm më kanë qëlluar. Dhe di që më kanë thënë një herë mos bërtit pastaj ka dalë gruaja dhe e kanë rrahur dhe atë.

Para katër ditësh kam pas një konflikt me një familje në fshat për dredhëza. Me të njëjtët kam pasur dhe 4 vite më parë, më kanë akuzuar se kam spiunuar. Kam kërkuar t’i betohem e kam bërë çdo gjë që nuk kam paditur e spiunuar asnjë por nuk kanë pranuar. I vetmi konflikt ky është”, thotë ai.

 

ME TE LEXUARAT