DETAJE/ Mbahej nën vëzhgim nga policia, por shpërndante drogë në “Don Bosko”, si ra në pranga autori i plagosjes në Paskuqan

Aktualitet

DETAJE/ Mbahej nën vëzhgim nga policia, por shpërndante

Detaje të reja janë mësuar nga arrestimi i 41-vjeçarit Ylli Murati, në Tiranë.

Sipas informacioneve, 41-vjeçari prej kohësh mbahej në vëzhgim si shpërndarës i lëndëve narkotike, kryesisht në zonën e “Don Boskos”.

Prej 2 qershorit ai ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për plagosjen e 2 personave, ngjarje që ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit.

Sipas të dëmtuarve, shkak u bë parakalimi i makinave që ka përfunduar në sherr me thikë.

Sakaq mësohet se Ylli Murati është vëllai i Fatjon Muratit, ky i fundit person i skeduar nga drejtësia për vepra të rënda penale dhe i ka shpëtuar atentateve.

ME TE LEXUARAT