One Albania sjell admiruesit më pranë Yll Limanit në koncertin “Thirrem Sot ose Nesër”

Trending

One Albania sjell admiruesit më pranë Yll Limanit në koncertin

Yll Limani rikthehet para publikut shqiptar me turneun “Thirrem Sot ose Nesër”, një projekt që ka thyer rekorde shitjesh dhe ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë.

Mes emocionit të koncertit, One Albania ka sjellë një eksperiencë të veçantë për fansat në zonën VIP. Në hapësirën e dedikuar nga kompania, admiruesit e artistit kanë mundësinë të lënë mesazhet e tyre personale për Yll Limanin përmes një telefoni të vendosur në stendë.

Qytetarë nga të gjithë moshat janë ndalur pranë këndit të One Albania për të ndarë urimet dhe emocionet e tyre për artistin.
“I shkruajta ‘Ylli, my star’ sepse e kam si inspirim.

Ka këngë shumë motivuese. Ndonjëherë kur ndihem pa energji dua vetëm të dëgjoj këngët e tij për t’u gjallëruar”,
shprehet një admiruese e artistit.

ME TE LEXUARAT