Hita letër ministres Kumbaro: Informoni stafin mësimdhënës dhe nxënësit për rrezikun

Aktualitet

Hita letër ministres Kumbaro: Informoni stafin mësimdhënës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita i ka dërguar një letër Ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro lidhur me një rast që ka alarmuar autoritetet, ajo e shpërndarjes së lëndëvë narkotike në formë xheli dhe karamelesh.

Në letër theksohet se se ngjashmëria e lëndës narkotike me karamelet e bën të vështirë identifikimin vizual si dhe rrit ndjeshëm rrezikun e konsumimit nga të miturit.

Ndër të tjera, Hita shton se përqendrimi i lartë i THC-së në këto produkte mund të shkaktojë pasoja serioze për shëndetin, duke përfshirë efekte toksike akute, çrregullime neurologjike dhe reaksione të rënda psikoaktive, sidomos tek fëmijët dhe grupet më të ndjeshme.

Hita letër ministres Kumbaro: Informoni stafin mësimdhënës

Policia e Shtetit më tej në letër i ka kërkuar Ministrisë së Arsimit që të informojë stafet mësimdhënëse, nxënësit dhe prindërit mbi rrezikun që paraqesin këto produkte në mënyrë që të rritet ndërgjegjësimi në institucionet arsimore e të shmanget konsumimi i tyre.

ME TE LEXUARAT