Qëlloi me armë një 34-vjeçar, shpallet në kërkim i riu në Kavajë

Policia e Kavajës ka shpallur në kërkim 34-vjeçarin Emiljano Sina, i cili ka qëlluar me armë zjarri në këmbë 34-vjeçarin Shkëlzen Shehu, pas një konflikti banal. Policia bën me dije se ky i fundit është jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 00:30, në lagjen nr.5, Kavajë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E. S., 34 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin Sh. Sh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, për kapjen e shtetasit E. S. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.


