Basha mbron ish-policin Arbër Papleka: Kur u dorëzua tha merreni armën, se di nëse kam vrarë

Politikë

Basha mbron ish-policin Arbër Papleka: Kur u dorëzua tha merreni

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dhënë versionin e dëshmisë së Arbër Paplekës pasi u dorëzua në polici. Basha tha në emisionin “Open” se ia kanë thënë këtë version miqtë ndërkombëtarë.

“Do ta them tani versionin, ma kanë thënë burime nga miqtë tanë ndërkombëtarë. Abrër Papleka ka qenë një nga njerëzit më të stërvitur të RENEA-s.

Ai ka stërvitur edhe ekipin në Afganistan. Është vetëdorëzuar, është i vetmi që është vetëdorëzuar. Ka shkuar atje dhe ka thënë: urdhëroni pistoletën time, urdhëroni, merreni bëni provën balistike, nuk e di nëse kam vrarë por kam qëlluar për vetëmbrojtje,” deklaroi Basha.

Kryedemokrati mohoi që të ketë persona të armatosur në PD. Sipas Bashës PD ka ngritur një strukturë për të mbrojtur votën.   “Nuk ka njerëz të armatosur në PD. Janë ish policë sepse mbajnë kontakte me kolegët e tyre të policisë,” tha Basha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion