Procesi i vaksinimit në vend, Rama publikon videon ku falenderohet nga të moshuarit (Video)

Aktualitet

Procesi i vaksinimit në vend, Rama publikon videon ku falenderohet nga

Kryeministri Edi Rama ka publikuar më herët një video në Facebook, nga disa moment të vaksinimit dhe falenderimet që të moshuarit i kanë bërë atij për këtë mundësi.

"Rrofshin që po na bëjnë këto vaksinat që të mbrohemi nga COVIUD, jemi shumë të kënaqur", thotë një e moshuar.

"E falënderojmë shumë qeverinë që po interesohet për ne. Jam e kënaqur që e bëra edhe dozën e dytë tani jam e mbrojtur dhe do takohem më shpesh me të afërmit e familjarët e mi", shprehet një tjetër.

Ndërkohë që, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i fushatës, janë vaksinuar 476.903 shtetas. Aktualisht po vijon vaksinimi  për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike. Kujtojmë se një ditë më parë në vend erdhënn 25 mijë vaksina Sputnik V.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion