Prishi qetësinë publike dhe goditi policin, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 43-vjeçar, i akuzuar se ka prishur qetësinë publike dhe ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Bashkiake. Policia njofton se ka arrestuar edhe një 34-vjeçar, pasi është konstatuar duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. M., 43 vjeç, pasi në rrugën “Abdi Toptani”, ka prishur qetësinë publike dhe ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Bashkiake.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. L., 34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 1.13 mg/l. Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


