Mot i kthjellët dhe me vranësira, ja parashikimi për ditën e sotme
Lajmifundit
/
12 April 2021, 07:56
Aktualitet

Moti në vendin tonë për ditën e sotme do dominohet nga kthjellime, ndërsa në mesditë, kur vranësirat bëhen të dukshme në zonat malore, kryesisht në Juglindje të vendit. MeteoAlb parashikon se pasditja vijon me kthjellime e vranësira të lehta në Ultësirën Perëndimore ndersa mbeten të dukshme vranësirat në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të rriten me të paktën 2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.