U kapën me drogë dhe thikë, “Shqiponjat” arrestojnë dy të rinjtë

“Shqiponjat” kanë vënë në pranga një 28 dhe një 23 –vjeçar, që sipas policisë, pas kontrollit të ushtruar ndaj tyre në kohë dhe vende të ndryshme, iu gjet kokainë dhe thikë.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
M. S., 28 vjeç dhe E. P., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre në kohë dhe vende të ndryshme nga Forca e Posaçme "Shqiponjat" shtetasit M. S., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë, ndërsa shtetasit E. P., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe 1 armë e ftohtë (thikë). Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


