Policia i gjen rreth 117 mijë euro në "Audin" luksoz, arrestohet 30-vjeçari në Durrës

Aktualitet

Policia i gjen rreth 117 mijë euro në "Audin" luksoz,

Policia e Durrësit në vijim të operacionit “Sundimi i Ligjit” ka vënë në pranga një 30-vjeçar. Gjatë kontrolleve të ushtruar nga policia, është ndalur mjeti me të cilën lëvizte 30-vjeçari Denis Trebeshina.

Gjatë kontrollit të ushtruar brenda mjetit janë gjetur 116 685 euro të dyshuara të përfituara në mënyrë të kundërligjshme.

Njoftimi i policisë

Vijon operacioni “Sundimi i ligjit”, me kontrolle të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në cilëndo fushë që ato shfaqen.

Si rezultat i kontrolleve, gjenden në një automjet dhe sekuestrohen 116 685 euro të dyshuara të përfituara në mënyrë të kundërligjshme. Vihet në pranga 30-vjeçari që i posedonte.

Në vijim të kontrolleve të kryera në zbatim të planit operacional “Sundimi i ligjit”, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas posedonte një shumë të madhe parash, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në automjetin e tij.

Në lagjen nr. 17, Durrës, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin D. T., shërbimet e Policisë gjetën 116 685 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve për këtë rast u arrestua shtetasi D. T., 30 vjeç, banues në lagjen nr. 2, Durrës. Vijojnë veprimet hetimore për të vërtetuar burimin e të ardhurave të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion