Me flamurin kuqezi në dorë, protestuesi qëndron i gjunjëzuar në mes të bulevardit, teksa kalojnë forcat e policisë

Aktualitet

Me flamurin kuqezi në dorë, protestuesi qëndron i gjunjëzuar

Një moment i veçantë është regjistruar gjatë protestës së kësaj të shtune në Tiranë, ku një protestues është filmuar teksa qëndron i gjunjëzuar në mes të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke valëvitur flamurin shqiptar.

Siç shihet në pamje, protestuesi vijon të qëndrojë në gjunjë, pavarësisht reshjeve të shiut, ndërsa pranë tij kalojnë efektivët e policisë të pajisur me uniforma dhe mjete mbrojtëse, si dhe automjeti me ujëhedhës, në të cilin gjithashtu është vendosur flamuri kuqezi.

Efektivët vijojnë lëvizjen përgjatë bulevardit, pa ndërhyrë ndaj protestuesit, ndërsa në rrugë shihen mbetje dhe sende të shpërndara.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion