Lirohet nga burgu Klea Gjata, e dashura e Leart Haxhiut. Roli i saj në vrasjen e Alban Semakut

GJKKO liron nga qelia Klea Gjatën, partneren e Laert Haxhiut. Per Gjaten GJKKO zevendesoi masen e sigurise nga arrest me burg ne ndalim dalje jashte shtetit.

Ajo u arrestua shtatorin e kaluar, pas deshmise se Artan Tafanit me akuzen e perkrahjes se autorit te krimit dhe mos kallezim krimi.

Gjykata e Posaçme vendosi ndalim dalje jashtë vendit për Klea Gjatën.
Gjata u arrestua pas dëshmisë së Artan Tafanit, i cili ka statusin e të penduarit. E reja ndodhet nën hetim për moskallëzim krimi dhe përkrahje të autorit të krimit.
Laert Haxhiu është duke u gjykuar ne mungese për atë qe njihet si Masakra e Lushnjës e ndodhur në shtator te 2017. Ne atë ngjarje humben jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Objektivi i atentatit dyshohet se ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares.

Dyshohet se Klea Gjata është e përfshirë në vrasjen e Alban Semakut në vitin 2021.


