Tirana kthehet në “fushëbetejë” mes policisë dhe protestuesve – tre të shoqëruar (FOTO)

Aktualitet

Tirana kthehet në “fushëbetejë” mes policisë dhe

Pas rreth 4 orësh nga nisja e protestës, tensionet mes qytetarëve dhe policisë vijojnë të shtohen.

Qytetarët u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, e më pas marshuan drejt Kryeministrisë, aty ku nisën dhe tensionet.

Fillimisht ata prishën kordonin rrethues që policia kishte krijuar me gardh metalik në zonën e pedonales, e më pas hodhën gurë dhe bomba molotovi drejt kryeministrisë.

Tirana kthehet në “fushëbetejë” mes policisë dhe

Policia është përgjigjur duke hedhur ujë, gaz lotsjellës, e po ashtu ka gjuajtur me plumba gome.

Tirana kthehet në “fushëbetejë” mes policisë dhe

Pasi janë shpërndarë, disa qytetarë kanë sulmuar godinën e Teatrit të Kukullave, pranë selisë së Partisë Socialiste.

Tirana kthehet në “fushëbetejë” mes policisë dhe

Deri më tani, raportohet për 3 të shoqëruar, ndërsa ka patur të lënduar qytetarë, policë dhe gazetarë.

Ndërkohë, rrugët e zonës së qendrës janë të mbuluara nga gazi lotsjellës.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion