Me mburoja metalike dhe shkopinj druri, protestuesit e maskuar përballen me policinë në qendër të Tiranës
Lajmifundit
/
28 November 2026, 15:44
Aktualitet

28 Nëntori, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, është shoqëruar këtë vit jo vetëm me festime, por edhe me protesta kundër qeverisë.
Qytetarë dhe të rinj kanë dalë në protestë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë tubimit janë regjistruar tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, ndërsa në terren janë vendosur edhe autobotet me ujë që shërbejnë për shpërndarjen e protestuesve.
Nga pamjet shihen disa të rinj të pajisur me parzmore metalike, ku janë stampuar flamujt shqiptar dhe qëndrojnë përballë efektivëve të policisë dhe autoboteve me ujë.


