Tensione te Ministria e Bujqësisë/ Të irrituar protestuesit thyejnë dhe i vënë flakën derës së godinës

Aktualitet

Tensione te Ministria e Bujqësisë/ Të irrituar protestuesit

Situata është përshkallëzuar pranë Ministrisë së Bujqësisë, ku grupe protestuesish i kanë vënë flakën derës hyrëse të godinës.

Pas përpjekjeve për të shembur derën dhe për të hyrë në ambientet e institucionit, protestuesit kanë përdorur mjete ndezëse, duke shkaktuar flakë në hyrje të ministrisë.

Ky është një tjetër episod i tensioneve gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë, e cila është shoqëruar me përplasje në disa zona të kryeqytetit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion