“Jemi vetëm një hap larg BE-së”, Balluku përcjell mesazhin e saj për Ditën e Flamurit

“Shqipëria sot gjendet në një moment historik, ndërsa është vetëm një hap larg BE-së”, kështu u shpreh nga Fieri, drejtuesja politike e PS për këtë qark, Belinda Balluku, ndërsa uroi Ditën e Flamurit.
Së bashku me deputetët socialistë të qarkut Fier, Balluku mori pjesë në kremtimet për ditën e Flamurit, ndërsa theksoi se Shqipëria ndodhet në një moment historik, vetëm një hap larg Bashkimit Europian, ndërsa nënvizoi rëndësinë e unitetit dhe identitetit kombëtar.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, është gjithmonë kënaqësi, jemi të gjithë këtu bashkë në Fier, së bashku me gjithë deputetët dhe të gjithë ata që deshën të na bashkoheshin sot. Ashtu sic e thatë edhe ju Shqipëria gjendet në një moment historik, 114 vite pas shpalljes së pavarësisë ne sot jemi vetëm një hap larg BE dhe sidomos gjatë nëntorit kemi patur lajme shumë të mira që kanë ardhur nga Bruksel në Shqipëri, ndaj uniteti është shumë i rëndësishëm, identiteti ynë i cili na ka dalluar gjithmonë dhe ndër vite. Të gjitha sëbashku, Gëzuar këtë ditë dhe shëndet për të gjithë”, -u shpreh Balluku.
E pyetur për protestën, Balluku zgjodhi të moskomentojë, por theksoi se protestat janë një e drejtë dhe liri në një shtet demokratik, për sa kohë nuk cenojnë liritë e qytetarëve të tjerë që duan të festojnë këtë ditë.
“Nuk do komentoja protesta është e drejtë dhe liri në një shtet demokratik ashtu sic është Shqipëria për sa kohë nuk cënohen liritë e të tjerëve që duan të festojnë sot”, tha ajo.


