Po lejonin ndërtimin e objekteve pa leje në Mat/ Procedohet penalisht kryeinspektori

Aktualitet

Po lejonin ndërtimin e objekteve pa leje në Mat/ Procedohet penalisht

Aksionet për ndalimin e dnërtimeve pa leje, kanë vijuar këtë herë në Mat, ku janë proceduar penalisht kryeinspektori dhe dy ish punonjës të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, pasi po lejonin t♪7 kryheshin ndërtime pa leje në zonën pranë tyre.

Personat ndaj të cilëve është marrë kjo masë janë: M.Velsula, 32 vjeç, me detyrë Kryeinspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Klos.

Njoftimi i Plotë

Klos/Mat

Lejuan që të kryenin ndërtime të kundërligjshme, procedohet penalisht Kryeinspektori dhe 2 ish-punonjës të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në DVP Dibër, referuan materialet procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, dhe filloi procedimi penal ndaj shtetasve:

M.Velsula, 32 vjeç, me detyrë Kryeinspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Klos.

F.Selaj, 39 vjeç, ish-Kryeinspektor dhe K. Dema, 28 vjeç, ish-Inspektor, pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Klos.

Procedimi penal ndaj tyre ka nisur pasi dyshohet se kanë konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi duke mos kryer detyrat e tyre funksionale për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme, kanë lejuar që të kryhen ndërtime pa leje në territorin e Bashkisë Klos.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i janë referuar Prokurorisë
për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion