Pogba e pranon se Rydiger e kafshoi, ka një thirrje për UEFA-n (Video)
Lajmifundit
/
16 Qershor 2021, 11:49
Sport

Një ditë më parë, mbrojtësi gjerman Rydiger kafshoi Pogban dhe kjo skenë u kap nga kamerat. Një ditë pas kësaj ka folur francezi. Pogba e pranoi se kundërshtari e ka kafshuar por nuk dëshiron që UEFA të marrë masa kundrejt tij.
“Unë nuk ankohem për kartonë të verdhë apo të kuq, për shkak të veprimeve të tilla. Ai më kafshoi pak mendoj, por ne e njohim njëri-tjetrin për një kohë të gjatë. Unë ia thashë gjyqtarit dhe ai e mori vendimin.
Tashmë është mbyllur kjo gjë. Nuk dua që Rydiger të pezullohet për këtë gjë. Në përfundimin e ndeshjes ne u përqafuam me njëri-tjetrin.”, tha Pogba.


