Po bënte shtesë pa leje në banesën e tij në Qeparo, arrestohet pronari  

Aktualitet

Po bënte shtesë pa leje në banesën e tij në Qeparo,

Petraq Pali është arrestuar pasi është kapur duke shtuar një shtesë pa lejë në banesën e tij në fshatin Qeparo të Himarës. Gjatë kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, në lagjen “Megaith” në Qeparo u konstatua një objekt shtesë në banesën e Petraq Palit, i papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet përkatëse.

Kjo bëri që pronari i banesës të vihej në pranga për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion