“Të ulet pikësimi për testin e Matematikës”, maturantët protestë para MASR

Aktualitet

“Të ulet pikësimi për testin e Matematikës”,

Ashtu siç paralajmëruan, maturantët janë hedhur në protestë kundër testit të Matematikës. Ata janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, ndërsa kanë bllokuar Rrugën e Durrësit. Pasi janë ulur në rrugë, maturantët kanë lëshuar në kor thirrjen; “Duam drejtësi!”.

Maturantët kërkojnë që të ulet pikësimi për testin e Matematikës, i cili u zhvillua dje ndërkohë që ata pretendojnë se në këtë provim pati pyetje jashtë programit. “Uljen e pikësimi, provimi ishte i vështirë, pasi ishte një test universitar. Kjo është mënyra jonë. Do vazhdojmë të rrimë këtu deri sa të na plotësohen kërkesat”, tha një maturant.


Për shkak të protestës, është bllokuar ky aks rrugor, ndërsa drejtuesit e mjeteve kanë devijuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion