Modelja e njohur e lodhur nga paparacët: Tentojnë të fotografojnë poshtë fundit tim

Showbiz

Modelja e njohur e lodhur nga paparacët: Tentojnë të
Supermodelja Hailey Bieber ka rrëfyer se të qenurit personazh publik e ka vendosur shpesh herë në situata të pakëndshme, ku dhe janë kaluar kufijtë e saj personal.

Bashkëshortja e Justi Bieber tregoi se e kanë fotografuar shumë herë në publik pa dëshirën e saj, dhe madje paparacët kanë shkuar deri aty sa kanë dashur ta fotografojnë poshtë minifundit.

Modelja e njohur e lodhur nga paparacët: Tentojnë të

“Paparacët më duken diçka shumë të çuditshëm dhe me të vërtetë që nuk i kuptoj. Është një shkelje e hapur e privatësisë. Njëherë vura re se dikush e kishte vënë kamerën thuajse në tokë pasi unë kisha veshur një fund shumë shumë të shkurtër” , deklaroi ajo në emisionin “Eight Late Night Show”.

24-vjeçarja tregoi se kjo nuk është e vetmja herë që paparacët kanë ekspozuar ose janë përpjekur të ekspozojnë të brendshmet e modeles. “Unë kam pasur dy përvoja të këqija kur dikush ka fotografuar të brendshmet e mia ndërsa isha duke ecur, dhe i kanë publikuar fotot”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion