Plagosje me armë në Kavajë, arrestohet autori, në pranga edhe dy policët

Aktualitet

Plagosje me armë në Kavajë, arrestohet autori, në pranga

Policia ka njoftuar për arrestimin e Ndriçim Jonuzit një ditë më parë, i akuzuar për plagosjen e Bledar Okshtunit në zyrat e Partisë Demokratike. Në pranga kanë rënë edhe dy policët, që akuzohen për moskallëzim të krimit.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u arrestuan shtetasit: N. T.(J.), 45 vjeç, për veprat penale "Armëmbajtja pa leje" dhe "Plagosja e rëndë me dashje", dhe D. T., 29 vjeç dhe M. Sh., 29 vjeç për veprën penale "Moskallëzim i krimit".

Këta shtetas ishin të shpallur në kërkim, pasi më datë 19.04.2021, shtetasi N. T. ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin B. O., ndërsa shtetasit D. T dhe M. Sh. nuk kanë kallëzuar për krimin”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion