Braçe thirrje për të votuar PS: “Kemi punuar e ndërtuar vepra më shumë se kushdo tjetër në 30 vite” 

Politikë

Braçe thirrje për të votuar PS: “Kemi punuar e

Një thirrje për të votuar PS, ka ardhur nga zëvendëskryeministri Erion Braçe. Mëngjesin e sotëm, përmes një postimi në Facebook, Braçe i bëri apel qytetarëve të votojnë partinë e tij, pasi sipas tij, PS në pushtet ka punuar më shumë se çdo parti.

“Kemi punuar e ndërtuar vepra më shumë se kushdo tjetër në 30 vite” shkruan Braçe, në një postim në rrjetin e tij social Facebook, ku ka përmendur punën në Divjakë, Lushnje, Fier, Patos, Roskovec e Ballash. 

Ai edhe mbrëmjen e djeshme ka renditur punët e bëra gjatë dy mandateve të fundit të Partisë Socialiste në qarkun e Fierit.

“Ne Grabian, Tre Ura, Stravec e Ferras, kemi bërë shumë, më shumë se cilido në 30 vite; Beme rrugen Autostrade-Tre Ura-Grabian, Ferras, Mertish, rrugen Tre Ura-Cerme, Tre Ura-Stravec-Germenj-Divjake, Grabian-Dushk Can;

Po bëjmë rrugën hyrëse në Grabian, rrugën Dushk Can-Shenkollas-Hallvaxhias-Germenj;

Bëmë ujësjellësin e ri te Grabianit, nga puset e reja, depoja dyfish me e madhe, rrjeti teresisht i ri;

Bëmë kopshtin e ri dhe shkollën e re 9 vjeçare;

Bëmë qendrën e re shëndetësore duke shembur plotësisht te vjetrën;

Bëmë kanalizimet e ujërave te zeza e te bardha;

Bëmë kanalet vaditese te para e te dyta ne fushën e Grabianit;

Bëmë urbanizimin e një pjese të madhe te Ferrasit;

Bëmë me rruge e te arritshëm Stravecin;

Bëmë rielektrifikimin e pjesës me te madhe te Grabianit;

Bëmë rindertimin e 80% te familjeve te komunitetit rom dhe egjiptian;

Bëmë dhe ndërtuam vepra!”, rendit zëvendëskryeministri.

“Ne veç punën kemi, asgjë tjetër! Vlerësoni punën!”, shkruan Braçe.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion