Përplasi për vdekje 34-vjecarin, arrestohet shoferi në Fier

Aktualitet

Përplasi për vdekje 34-vjecarin, arrestohet shoferi në Fier

Një 24 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi akuzohet se duke drejtuar mjetin ka aksidentuar për vdekje një të ri.

Sipas policisë mësohet se është arrestuar 24 vjeçari banues në Darëzezë, Fier, pasi në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, duke drejtuar automjetin ka përplasur një këmbësor, 34 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë një 24 vjeçar, banues në Darëzezë, Fier, pasi në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, duke drejtuar automjetin ka përplasur një këmbësor, 34 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion