Përkeqësohet situata nga zjarri në Lurë, flakët i afrohen banesave

Aktualitet

Përkeqësohet situata nga zjarri në Lurë, flakët i

Prej tre ditësh vijon lufta me flakët në masivin pyjor të Lurës, ndërsa situata raportohet e përkeqësuar, veçanërisht mbi lagjen Koçekë, ku zjarri po i afrohet banesave.

Në terren janë angazhuar rreth 200 forca, ndërsa nga ajri ndërhyrja po vijon me dy avionë. Në operacion janë përfshirë edhe punonjësit e Zonave të Mbrojtura, të Bashkisë Dibër, Emergjencave Civile, Forcave të Armatosura, Policisë, si dhe banorë të zonës.

Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura në Dibër, Leonard Topuzi, bën me dije se terreni i vështirë po e vështirëson ndërhyrjen e forcave në tokë. Situata po rëndohet edhe nga era, e cila favorizon përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara.

Forcat në terren vijojnë punën për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt banesave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion