Parashikimi i motit për 8 gusht/ Vjen sërish vala e nxehtë, temperaturat ngjiten deri në 39°C

Aktualitet

Parashikimi i motit për 8 gusht/ Vjen sërish vala e nxehtë,

Shqipëria sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët. Vranësira të pakta kalimtare do të shfaqen vetëm në zonat jugore gjatë mesditës.

Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit dhe në zonat luginore do të arrijë deri në 15 m/s.

Temperaturat pritet të ngjiten deri në 39°C në disa zona të vendit, duke shënuar një rritje të ndjeshme të nxehtësisë.

Deti do të ketë dallgëzim të lehtë, me lartësi 1-3 ballë.

ME TE LEXUARAT