Paralajmërimi i ri për karburantet/ Çmimi i naftës mund të arrijë deri në 3 euro për litër, shkak krizat në Lindjen e Mesme

Aktualitet

Paralajmërimi i ri për karburantet/ Çmimi i naftës mund

Çmimi i naftës mund të arrijë deri në 3 euro për litër në muajt e ardhshëm, nëse tensionet në Lindjen e Mesme dhe situata në Ngushticën e Hormuzit vijojnë. Paralajmërimi vjen nga Michele Marsiglia, president i FederPetroli Italia, i cili e konsideron situatën shqetësuese.

Sipas tij, rritja nuk pritet të jetë e menjëhershme, por një skenar i tillë mund të materializohet brenda pak muajsh, nëse kriza nuk qetësohet. Ndërkohë, nafta bruto Brent është ngjitur në rreth 92-93 dollarë për fuçi, ndërsa gazi tregtohet rreth 63 euro/MWh.

Lajmi konfirmohet nga mediat italiane. (Linku i plotë i lajmit)

Rritja e çmimeve ka alarmuar edhe bizneset e vogla, të cilat thonë se kostot e karburantit po dëmtojnë fitimet. Organizatat e biznesit i kërkojnë qeverisë masa të tjera fiskale për të frenuar kostot.

Ndërkohë, Codacons kërkon që ulja e taksës të shtrihet edhe për benzinën, pasi çmimet e saj janë rritur ndjeshëm.

Sipas Observatorit mbi Llogaritë Publike Italiane, rritjet e çmimit të naftës bruto reflektohen shumë më shpejt te konsumatori sesa uljet, rreth dy të tretat e rritjes kalojnë në çmimin e pompës brenda tre ditësh.

Në Itali, benzina me vetëshërbim në autostrada kushton mesatarisht 2.178 euro/litër, ndërsa në rrjetin kombëtar 1.997 euro/litër. Nafta kushton mesatarisht 2.107 euro/litër. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion