Sfidoi policinë për 11 muaj/ Del para gjykatës Ylli Zalla, akuza zyrtare dhe prapaskenat e arrestimit pas shpërthimit me tritol

Aktualitet

Sfidoi policinë për 11 muaj/ Del para gjykatës Ylli Zalla, akuza

Ylli Zalla, 49-vjeçari i arrestuar dy ditë më parë në fshatin Zallë të Fushë-Krujës, ka dalë këtë të mërkurë para Gjykatës Penale të Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë.

I akuzuari për mbajtje të armëve dhe municioneve pa leje mbrohet nga avokati Dritan Gina, teksa gjyqtarja Lorena Çabej ka çelur seancën për të dëgjuar pretendimet e palëve.

Pasi sfidoi policinë për 11 muaj, me operacione që dështuan njëri pas tjetrit, Ylli Zalla u arrestua të hënën në fshatin e tij pranë Fushë-Krujës, vetëm një ditë pasi në banesën e tij shpërtheu një sasi eksplozivi e ku i arrestuari doli live në rrjetet sociale për të denoncuar rastin dhe hedhur akuza ndaj policisë.

Ndryshe nga sa akuzohej në media si i përfshirë në vrasjen e Gilmando Danit dhe Muçi Shalianit në Rinas, Policia e Shtetit në njoftimin zyrtarë e akuzon Ylli Zallën vetëm për armëmbajtje pa leje.

ME TE LEXUARAT