PAMJET/ Qëllohet me armë zjarri “CFO Pharma”, 20 plumba në drejtim të biznesit të Nadir Çaushollit!

Aktualitet

PAMJET/ Qëllohet me armë zjarri “CFO Pharma”, 20 plumba

Është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të kompanisë “CFO Pharma” të biznesmenit Nadir Çausholli gjatë natës.

Raportohet se në drejtim të godinës, e cila ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës është qëlluar me breshëri plumbash.


Sipas burimeve, drejt fasadës së “CFO PHARMA” janë qëlluar rreth 20 plumba.

Uniformat blu ndodhen në vendngjarje, ndërsa nuk ka ende një njoftim nga policia mbi ngjarjen.

Ndërkohë në pamje shihen shenjat e plumbave në fasadën e biznesit të Nadir Çaushollit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion