Dimër në pranverë! Reshje dëbore në qarkun e Korçës, ja si paraqitet situata në akset kryesore

Aktualitet

Dimër në pranverë! Reshje dëbore në qarkun e

Rikthehen reshjet e dëborës në qarkun e Korçës. Dëbora ka arritur deri në 5 cm në zonat malore ndërkohë që ka prezencë edhe në qytete. Sipas të dhënave të gjitha akset janë të hapura.

Akset kryesore nacionale: Qafa e Thanës-Pogradec-Plloçë-Maliq-Korçë-Kapshticë, Korçë-Voskopojë, Drenovë-Dardhë, Qafa e Qarrit-Ersekë-Leskovik, Qafa e Zvezdës-Dogana Goricë, etj ishin të monitoruara nga subjektet kontraktore dhe plotësisht të kalueshme.


Deri më tani nuk raportohen situata emergjente, rrugët dytësore e lidhëse në bashki janë të kalueshme dhe pa probleme.  Po ashtu edhe furnizimi me energji elektrike ka qenë normal.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion