Pamje e pazakontë! Bregdeti i Durrësit pushtohet nga mjegulla

Aktualitet

Pamje e pazakontë! Bregdeti i Durrësit pushtohet nga mjegulla

Bregdeti i Durrësit është zgjuar ndryshe ditën e sotme edhe pse temperaturat janë të larta.

Mjegulla ka pushtuar gjithë vijën dhe hapësirën përreth duke krijuar një pamje të pazakontë për sezonin veror, ndërsa pritej që dielli të shkëlqente në qiell.

Pamjet e siguruara tregojnë detin e mbuluar nga mjegulla ndërsa duket shumë pak rëra dhe çadrat e vendosura.

Veç bregdetit edhe qyteti i Durrësit është përfshirë nga mjegulla.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion