Trondit epidemologu kinez: Origjinën e Covid-19 kërkojeni në SHBA

Bota

Trondit epidemologu kinez: Origjinën e Covid-19 kërkojeni në SHBA

SHBA prej kohësh akuzon Kinën si shkaktar për Covid-19, duke hedhur dyshime se e gjitha ka nisur në një laborator në Wuhan. Kina nuk i pranon akuzat, ndërsa së fundmi ka ardhur një akuzë e fortë për Shtetet e Bashkuara.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se një epidemiolog kinez ka deklaruar se virusi ka qarkulluar në SHBA që nga dhjetori i 2019. Zeng Këang tha ditën e sotme se vëmendja tani duhet të përqendrohet në SHBA, të cilat kanë vonuar kontrollin e qytetarëve në fazat e hershme të pandemisë.

Sipas tij, në studimin e publikuar, shkruhet se të paktën shtatë persona në pesë shtete të SHBA-së ishin infektuar me SARS-CoV-2 disa javë para se SHBA të raportonte rastet e para zyrtare të koronavirusit. Ndërkohë një studim i përbashkët nga qeveria kineze dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, nxorri në pah se virusi ka shumë të ngjarë të kishte origjinën nga një treg i gjësë së gjallë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion