Njëqind vende pune në shëndetësi, hapet portali për profesionistët e licencuar, aplikimet deri më 24 gusht

Aktualitet

Njëqind vende pune në shëndetësi, hapet portali për

Ata të cilët janë licencuar për infermierë, fizioterapistë, imazheristë apo mami, mund të aplikojnë pranë portalit “Infermier për Shqipërinë”, pasi deri në muajin korrik, vetëm në sistemin shëndetësor parësor, ka mbi 100 vende vakante.

Pjesa më e madhe e tyre janë për infermierë. Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ka hapur këtë të hënë thirrjen në portal, duke ofruar mundësi punësimi për ata që janë licencuar rishtazi ose ata që kanë qenë në listë pritjeje.

Kandidatët duhet të marrin 30 pikë nga vlerësimi i dosjes, ndërsa 70 pikë duhet t’i marrin nga testi i informatizuar, të cilit i nënshtrohen për të vlerësuar njohuritë që kanë në profesionin e tyre.

Një pjesë e atyre që përfundojnë studimet në Universitetin tonë të Mjekësisë për infermieri, fizioterapi, mami apo imazheri, shpesh largohen për të punuar në vendet e BE-së, pasi janë profesione të kërkuara dhe në shumë vende ka mungesë të burimeve njerëzore. Portali do të qëndrojë i hapur nga data 10 gusht deri më 24 gusht.

 

 

ME TE LEXUARAT